E rëndë në Gjirokastër/ 17-vjeçari dërgohet në spital pa shenja jete, për çfarë dyshohet

Ditën e sotme rreth orës 13:30, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Sipas informacioneve policore, rreth orës 13:30, familjarët e shtetasit V. P., 17-vjeç, nga fshati Valare, e kanë çuar atë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Nga hetimet e para, dyshohet se i riu ka kryer aktin e vetëflijimit, duke u v****r**ur në banesën e tij.

Grupi hetimor është drejtuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.


Shtuar 20.04.2025 15:36