Atentati i djeshëm në Tiranë, 17-vjeçari dërgohet për terapi mjekësore jashtë vendit

Një ditë pas atentatit që tronditi kryeqytetin, kanë dalë më shumë detaje rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurve dhe rreth ngjarjes.

Një nga të plagosurit, shtetasi i mitur 17-vjeçar me inicialet M.D, është dërguar për trajtim mjekësor jashtë Shqipërisë. Ai ka pësuar dëmtime të rënda nga breshëria e plumbave që goditi makinën “G Class” në të cilën udhëtonin katër persona, përfshirë shoferin 34-vjeçar A.S., 19-vjeçarin K.M., dhe dy vëllezërit e mitur, M.D (17 vjeç) dhe D.D (11 vjeç).

Hetimet paraprake sugjerojnë se autorët e atentatit mund të kenë ngatërruar objektivin.


Shtuar 18.04.2025 20:16