VIDEO/ “Më është ndaluar karta e nacionalizmit…” – Laerti shkëmbehet me Marin Memën dhe debaton me Gjestin!

Në darkën e organizuar mes banorëve dhe moderatorëve të “BBV” nuk kanë munguar pyetjet dhe batutat. Laert Vasili iu drejtua Marin Memës duke i thënë se:

Më është ndaluar të përdor kartën e nacionalizmit. Jam akuzuar, jam akuzuar dhe nga Gjesti që përdor kartën e atdhetarit a thua se karta është karton i kuq që del në futboll ose karton i verdhë.

Gjesti: Ke përdorur kartën në lojë.

Laerti: Po gënjen dhe po mashtron. Këtu me mua mos mashtro, po flas me Marinin, çfarë të duhet ty?

Gjesti: Je duke dalë keq.

 


Shtuar 18.04.2025 14:51

Tags: ,