Festa e Pashkëve ka shkaktuar fluks të lartë automjetesh në Kapshticë.
Sipas raportimeve fluksi i automjeteve është krijuar prej palës greke e cila po punon me gjashtë sportele në dalje. Mësohet se pala shqiptare ka vënë në funksion 7 sportele në hyrje për të përballuar fluksin e automjeteve i cili pritet të rritet.
Sakaq, autoritetet kanë përgatitur një plan masash për të menaxhuar fluksin e makinave. Pritet që mbrëmja e sotme dhe dita e nesërme të shënojnë pikun e kalimeve në doganën e Kapshticës.
Prej mesditës së sotme e deri më tani bëhet me dije se në Kapshticë kanë hyrë 6489 shtetas dhe 2678 automjete.