Mëngjesin e kësaj të enjteje, një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar tek Ura e Tapizës në Krujë.
Nga informacionet paraprake, mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një grua.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës, nëse ka të plagosur të tjerë, apo rrethanat e aksidentit.