Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Dukat të bashkisë së Vlorës.
Zjarri ka përfshirë pishat në zonën e quajtur “proi i Dukatit” ku i ndihmuar dhe nga era e ngrohtë që fryn nga jugu ka bërë që të përhapet në një sipërfaqe të madhe.
Zjarrfikësit e Vlorës por dhe forcat nga ADZM kanë shkuar në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.
Sipas zjarrfikësve dhe punonjësve që ndodhen në terren situa po përmirësohet dhe për pak kohë do të vendoset nën kontroll.