Përfundon aventura në Indi, Sadiku drejt rikthimit në Abissnet Superiore

Përfundon aventura e sulmuesit shqiptar Armando Sadiku në Indi. 33-vjeçari është larguar zyrtarisht nga Goa, skuadër me të cilën u bashkua në verën e vitit 2024.

“FC Goa dhe Armando Sadiku kanë rënë dakord reciprokisht për të ndarë rrugët me efekt të menjëhershëm”, shkruhet në njoftimin e klubit indian.

Në 22 ndeshje të luajtura këtë sezon me fanellën e Goas, Sadiku ka shënuar 9 gola në kampionatin indian. E ardhmja e sulmuesit mbetet për tu shkruar, por nuk përjashtohet një rikthim në Abissnet Superiore.


Shtuar 15.04.2025 14:03