“Veç hajde në Kosovë se dal unë të pres”, Zebërvoki i kundërpërgjigjet komentuesit: Mos më bëj të kap motorin o legen

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Zebervoki, ka vazhduar transmetimin live në Instagram.

Kjo lidhur me incidentin e shumëpërfolur mes Jozit dhe Gjestit, ku Jozi i dha një shuplakë këtij të fundit teksa po linte shtëpinë.

Ai u shpreh kundër gjuhës së urrejtjes që po qarkullon në rrjet, duke theksuar se kjo situatë nuk duhet të përçajë shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Askush nga Kosova nuk çohet për t’u futur në probleme vetëm se Gjesti mori një shpullë, e njësoj askush nga Shqipëria nuk çohet për të bërë të njëjtën për Jozin”, – tha ai.

I irrituar nga një koment që i thoshte “Veç hajde ti në Kosovë se dal të pres me tupana”, Zebervoki reagoi: “Mos më bëj të kap motorin e të nisem. Se lat nam, na çat …”.

Ai shtoi se nuk është hera e parë që ndodhin përplasje mes meshkujve dhe kjo nuk duhet bërë çështje kombëtare.

Ndër të tjera, Zebervoki tregoi se ka ende kontakte me disa ish-banorë, përfshirë Amberin, Loredanën dhe Gertën.

Kujtojmë që pas incidentit të bujshëm që ndodhi natën e eliminimit, ku Jozi u ndalua nga policia menjëherë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, ajo u lirua të nesërmen.

Ngjarja u komentua gjerësisht në rrjet dhe media, duke ndarë publikun në mendime.

Ndërkohë, në shtëpinë më të famshme, atmosfera mori një kthesë të papritur dhe emocionuese.

Gjesti ka kërkuar zyrtarisht të organizojë një dasmë me Eglin brenda shtëpisë – dhe kërkesa e tij është aprovuar nga Vëllai i Madh.


Shtuar 14.04.2025 14:45