Newcastle “poshtëron” Manchester United

Një tjetër humbje poshtëruese për United, 4-1 përballë Newcastle. Tonali zhbllokoi sfidën pas një asistimi fantastik nga Isak.

Megjithatë, shfaqja e Magpies u zhvillua “vetëm” në pjesën e dytë, pasi Garnacho barazoi në minutën e 37-të dhe rezultati ishte 1-1 me përfundimin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Barnes doli në skenë, duke shënuar një dygolësh që lejoi ekipin vendas të kalonte 3-1 në minutën e 64-të, me golin e parë që erdhi pikërisht në fillim (minuta e 49-të). Ndërkohë, Amorim humbet edhe Zirkzee për shkak të dëmtimit dhe situata përkeqësohet në minutën e 77-të, kur Bruno Guimarares përfiton nga asistimi i Joelinton për të shënuar 4-1 duke kompletuar pokerin.

Me këtë fitore Newcastle ngjitet në kuotën e 56 pikëve, një më shumë se Chelsea i vendit të gjashtë (vendi i pestë vlen një vend në Champions League).

Nga ana tjetër, United tregoi se e ka mendjen në ndeshjen e kthimit të Europa League ndaj Lyonit dhe mbetet i katërmbëdhjeti me 38 pikë, vetëm tre më shumë se Wolverhampton dhe West Ham.


Shtuar 13.04.2025 22:41