Një akt i papranueshëm dhune ndodhi mbrëmjen e djeshme gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të spektaklit të “Big Brother VIP 4”, ku një prej konkurrentëve të eliminuar, Jozefin Marku, sulmoi fizikisht Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti.
Pas kësaj ngjarjeje të paprecedentë, ka reaguar familja e Gjestit.
Motra e këngëtarit, Blerina Kelmendi, ka bërë një postim në “Instastory” ku falënderon të gjithë për përkrahjen dhe dashurinë e treguar ndaj vëllait të saj.
“Në pa mundësi për t’i kthyer krejt mesazhet e dërguara për aktin fizik ndaj Gjestit, ju jemi mirënjohës ne si familje për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që e keni tregu për të”, ka shkruar Blerina.