“Gëzuar ditëlindjen Boss”, me fotografinë familjare, Elia i uron Gjergji Zaharias 73-vjetorin e lindjes

“Gëzuar ditëlindjen Boss”, kështu e ka nisur Elia Zaharia urimin e ditëlindjes për babain, Gjergji Zaharia.

Me fjalët më të ndjera, Elia ka uruar të atin në ditën e tij më të rëndësishme ku i shkruan publikisht se është një baba e një gjysh i mrekullueshëm.

“Gëzuar ditlindjen Boss! Të duam shumë dhe i jemi falenderues Zotit për ty. Festofsh plot pranvera e qofsh kurdoherë i rrethuar me dashuri! Je një baba e një gjysh i mrekullueshëm!”

Gjergji Zaharia feston sot 73 vjetorin e tij të lindjes dhe si çdo vit ata postojnë foto familjare, edhe pse i ndarë prej vitesh nga ish-bashkëshortja, aktorja e njohur Yllka Mujo.

Kujtojmë se Elia, Gjergji dhe Princ Leka u përfshinë në një skandal të madh në oborrin mbretëror ku dhe akuzuan dhe u dënuan për dhunë ndaj njëri-tjetrit.


Shtuar 11.04.2025 16:37