E zgjoi nga gjumi, Gjesti acarohet me Jozin: U kry Big Brother-i, çka do nga unë

Joz Marku dhe Gjesti kanë pasur debate të shumta me njëri-tjetrin në këtë edicion.

Ka qenë këngëtari pejan që e përjashtoi një herë nga shtëpia për shkak se e kishte ofenduar rëndë.

E veç kësaj me rikthimin, ai i është vërsulur disa herë artistit nga Kosova, duke e ngacmuar vazhdimisht.

Në ditën e sotme (e enjte), Jozi ka vazhduar të zgjojë nga gjumi, siç ka bërë në një pjesë të madhe të Bigut.

Kjo gjë i ka penguar në maksimum Gjestit, i cili shihet i acaruar me të, teksa i thotë se ka mbaruar Big Brotheri.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Gjesti: Nuk të duron askush të vjen te shtëpia ta ngre veshin të thotë më lër rehat, nuk e kam me kuptim të keq.

Jozi: Shyqyr që e përfundon kështu debatin.

Gjesti: Unë mangup nuk jam, a je duke kuptuar, po them të vazhdosh edhe jashtë si je duke vazhduar me mua kryhet sendi.

Jozi: Jashtë është tjetër gjë.

Gjesti: E po në rregull.

Jozi: Me vazhdu jashtë kështu e di ti se çfarë të ndodh besoj e ke pak se si fluturon.

Gjesti: Shijoje, akoma vjen me më zgju prej gjumit po u kry u burrë, u kry Bigu, në javën tjetër ecim të gjithë. Edhe çka po don. U kry Bigu.


Shtuar 10.04.2025 16:01

Tags: ,