Asfalt elektoral në Tiranë/ Belind Këlliçi publikon pamjet dhe i bën thirrje SPAK: Veproni në bazë të denoncimeve (VIDEO)

Në një postim në “Facebook”, drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, ka denoncuar sërish hedhjen e asfaltit elektoral në rrugicat e rrugës Albanopoli në Njësinë 9, nga ana e punonjësve të Bashkisë Tiranë.

Këlliçi ka publikuar videon ku dallohen punonjësit dhe makineritë e bashkisë, dhe i ka bërë thirrje SPAK që të veprojë mbi denoncimet flagrante të bëra nga Partia Demokratike.

“Partia Demokratike i bën thirrje Task Forcës së SPAK-ut të veprojë në bazë të denoncimeve flagrante që PD ka bërë dhe do vazhdojë të bëjë, në shërbim të qytetarëve dhe një procesi zgjedhor të drejtë”, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë:

“Edhe në këto zgjedhje vijon mashtrimi i madh i qytetarëve me asfaltin elektoral.

Pas braktisjes totale prej 4 vitesh, mungesa totale e infrastrukturës tentohet të arnohet me paligjshmëri.

Në rrugicat e rrugës Albanopoli në Njësinë 9, punonjësit e bashkisë Tiranë pa asnjë shenjë identifikuese dhe në shkelje të ligjit kanë filluar gërmimet dhe punimet.

Partia Demokratike i bën thirrje Task Forcës së SPAK-ut të veprojë në bazë të denoncimeve flagrante që PD ka bërë dhe do vazhdojë të bëjë, në shërbim të qytetarëve dhe një procesi zgjedhor të drejtë”.

 


Shtuar 10.04.2025 07:51