Prindërit dhe vëllai i 22-vjeçares Ilaria Sula, e cila u vra me thikë nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, kanë folur për mediat italiane për ngjarjen tragjike.
Ata kërkojnë që ai të kalbet në burg përjetë. Babai i Ilarias, tha se ajo nuk ishte një objekt, por një njeri me ëndrra, dhe ai që e vrau duhet të paguajë për këtë.
Ilaria ishte një vajzë e shkëlqyer, e cila studionte për Statistikat Financiare dhe pritej të diplomohej në tetor të këtij viti.
Një natë, kur vëllai i saj shkoi ta priste në stacionin e trenit, ajo nuk mbërriti. Ata u shqetësuan pasi nuk mund të arrinin ta telefononin, dhe atëherë kuptuan se diçka kishte ndodhur.
Prindërit e saj, të shkatërruar nga dhimbja, kërkojnë drejtësi për vajzën e humbur, duke theksuar se ajo nuk mund të kthehet më dhe ata nuk do ta shohin më kurrë.
Në lidhje me nënën e Mark Samsonit, e cila e ndihmoi të fshehë krimin, familja e Ilarisë e ka dënuar ashpër veprimin e saj.
Ata besojnë se si nënë, ajo duhet të kishte kërkuar ndihmë dhe të kishte denoncuar krimin, jo ta mbulonte atë.
Vëllai i Ilarias, ka shprehur dëshirën të dijë nëse ajo kishte mundësi të thoshte fjalët e fundit dhe shprehet se do të kishte dashur ta dinte se çfarë ka deklaruar ajo që ka thënë para se të vdiste. Të afërmit e Ilirias shprehen se janë të shkatërruar dhe se kërkojnë drejtësi.