U zhduk në mal, skuadrat e kërkim-shpëtimit të Kosovës ndërpresin kërkimet për 27-vjeçarin në Has

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kishaj të Hasit, ku 27-vjeçari A.LL ka humbur kontaktet dhe është zhdukur në mal.

Pas njoftimit për ndihmë nga autoritetet shqiptare, Shërbimi Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit të Kosovës (ShKShMK), ka nisur menjëherë operacionin e kërkimit në zonën e dyshuar.

Skuadrat e ShKShMK, së bashku me Policinë e Shtetit dhe banorët e zonës, kanë realizuar kërkime intensive në datat 7 dhe 8 prill 2025, por fatkeqësisht nuk kanë mundur të gjejnë gjurmët e të riut.

Pas kësaj, ShKShMK ka vendosur të ndërpresë kërkimet për momentin, duke lënë operacionin të hapur deri në grumbullimin e informacioneve të mëtejshme.

 

Njoftimi:

Me datën 07.04.2025 ShKShMK ka pranuar thirrje për ndihmë nga autoritet Shqiptare për kërkimin e banorit të humbur A.LL, 27 vjeçar nga fshati Kishaj-Has. Skuadrat e ShKShMK së bashku me policinë e shtetit, banorët e zonës kanë realizuar kërkimin e zonës së dyshuar me datat 07-08.04.2025, duke mos hasur në gjurmët e personit të lartcekur. ShKShMK e mbyll këtë operacion deri në grumbullimin e informacioneve të nevojshme.


Shtuar 9.04.2025 09:31