Aurela Gaçe i bën “diss” Ledionit, ja si reagon moderatori

Aurela Gaçe solli një moment të paharrueshëm në Big Brother VIP Albania, duke krijuar humor me Ledionin gjatë pranisë së saj si e ftuar speciale. Pas një performance mbresëlënëse, këngëtarja e njohur, e cila ka një energji të jashtëzakonshme, e shfrytëzoi mundësinë për të bërë një shaka me Ledionin.

Duke parë veten në kamerë, ajo e shoqëroi momentin me një batutë të papritur, duke thënë: “Më erdhi ndërmend kënga ‘Baluket e ballit, moj mbi sy të kanë rënë’.”

Ledioni, i cili nuk e kursen humorin, iu përgjigj menjëherë duke thënë se Aurela po i bën “diss”, pasi, sipas tij, flokët e tij kanë rënë dhe nuk ka më baluke.

Ky moment i mbushur me humor ka krijuar një atmosferë të këndshme dhe ka shtuar edhe më shumë dinamizëm në program, duke treguar se edhe në një situatë të tillë, të ftuarit e Big Brother dinë si të krijojnë atmosferë dhe të bëjnë spektakël.


Shtuar 8.04.2025 21:41