Qeveria japoneze ka lëshuar ditën e sotme një raport ku paralajmëron brigjet e Paqësorit për një tëmet vdekjeprurës që mund të shkaktojë rreth 300,000 viktima, si dhe 1.8 trilion dollarë dëm ekonomik.
Raporti përqendrohet në një skenar të rastit më të keq për shkatërrimin që mund të shkaktohet nga një tërmet me magnitudë 9 ballë në një llogore oqeanike 900 km të gjatë ku kryqëzohen pllakat tektonike që njihet si Lugina Nankai.
Planifikuesit e fatkeqësive i bazuan parashikimet e tyre në një tërmet dhe cunami shoqërues që do të godiste pjesën më të madhe të vijës bregdetare të Japonisë në perëndim të Tokios.
Raporti i ri tha se një megatërmet që goditi me të njëjtën forcë si dridhja e magnitudës 9.0 që shkatërroi bregun verilindor të Japonisë në mars 2011 do të shkaktonte shembje të mëdha ndërtesash, cunami dhe zjarre.