EMRI/ E rëndë në Sarandë, burri qëllon gruan me thikë në bark

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Sarandës. Mësohet se një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.4 të qytetit bregdetar. Gruaja e plagosur, Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark.

Aktualisht e plagosura ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Sakaq, policia ka nisur kërkimet për të bërë të mundur kapjen e autorit.


Shtuar 31.03.2025 18:59