Po me Lulin kur e keni lënë? Rama: Zemrën e kemi të lidhur, por fizikisht…

Gjatë komunikimit virtual me qytetarët në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama, ka folur sërish për  Lulzim Bashën.

Rama i ktheu përgjigje një komentuesi, i cili e pyeti se kur do të bëjë një foto të përbashkët me Lulzim Bashën.

“Me Lulin kur e keni lënë për foto se pyet një shoku im në diasporë”, iu drejtua qytetari.

Teksa nisi të qeshë, Rama tha me humor se “ata janë të lidhur me zemër”.

“E do me autograf të përbashkët shoku në diasporë?! Për foton nuk e di se fizikisht nuk puqemi, por zemrën e kemi të lidhur.

Jemi të lidhur me zemër se kështu fizikisht nuk puqemi me njëri-tjetrin. Nuk jemi larg syve dhe larg zemrës, jemi larg syve dhe sytë në zemër”, shprehet Rama.


Shtuar 27.03.2025 10:06

Tags: ,