Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se ka përfunduar mbyllja e aplikacionit TikTok në telefonat smart.
Në serinë “Sy m’sy” në komunikim me qytetarët, kreu i qeverisë ka paralajmëruar edhe për përdorimin e VPN si një mjet për të pasur akses në aplikacion.
Rama u shpreh se VPN falas, paraqesin rrezik pasi përdoren nga hakerat për të pasur akses në telefon apo të dhënat e qytetarëve.
Së shpejti, sipas kreut të qeverisë përfaqësues të kompanisë TikTok do të vijnë në Shqipëri, ku do të paraqesin edhe planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët
“Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar në telefonat smart. Përdorimi i VPN është i rrezikshme sepse me VPN falas hakerat bëjnë namin, në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kështu që duroni disa kohë pa TikTok deri kur të përfundojë edhe programi i përbashkët me kompaninë e cila do të vijë në Shqipëri së shpejti për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët në mënyrë që të gjithë të jeni të lumtur, kompania, prindërit, fëmijët, mësuesit por edhe ne”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama, ka theksuar se drejtësia e re është një nga arritjet më të mëdha të Partisë Socialiste dhe një nga sfidat më të mëdha të vendit.

PS duhet votuar më 11 maj nga socialistë, por edhe jo socialistë. Duhet mos kthehemi aty ku ishim, në llumin e një drejtësie që nuk ishte drejtësi”.