Gjykata e Beratit rrëzon Kreshnik Hajdarin, reagon Maliqi: Drejtësia funksionon

Ish-deputeti Lefter Maliqi shprehet se drejtësia në Gjykatën e Beratit ka funksionuar më së miri pasi, pas Salillarit, u fitua gjyqi edhe me Kreshnik Hajdarin e Kuçovës, i kallëzuar në “SPAK” për abuzime të shumta me tendera korruptivë.

Maliqi shprehet se; “Hajdari, që duhet të ishte në burg, paturpësisht padit në Gjykatë disa qytetarë dhe Avokatin e njohur Llangozi, të cilët denoncojnë çdo akt korruptiv të tij”.

Ai shton më tej se Bashkinë Kuçovë, të grabitur në 2023, do ia kthejnë qytetarëve më 11 Maj.

Reagimi i plotë:

Drejtësia në Gjykatën e Beratit funksionon më së miri! Shembull në mbarë vendin!

Pas Salillarit u fitua gjyqi edhe me të dënuarin Hajdari të Kuçovës, i kallëzuar në “SPAK” për abuzime të shumta, me tendera korruptivë dhe me taksat e qytetarëve dhe çuditërisht i dënuari dhe i korruptuari i paafti dhe i keqpërdoruri Hajdari, që duhet të ishte në burg, paturpësisht padit në Gjykatë disa qytetarë dhe Avokatin e njohur Llangozi, të cilët denoncojnë çdo akt korruptiv të tij. S’thonë kot i mbyturi kërkon të mbys, por Hajdari nuk e sheh dot veten se në ç’gropë ka rënë dhe sa thellë do bjerë e do përfundojë!

Çdo betejë ligjore dhe politike do të fitohet.

Bashkinë Kuçovë, të grabitur në 2023 do ia kthejmë qytetarëve. Vlerësim për hetimin dhe gjykimin e drejtë dhe të paanshëm nga Gjykata dhe Prokuroria Berat!Falenderim për avokatët që më përfaqësuan në këto procese!

“11 Maji” do të sjellë ndryshimin e madh me një Drejtësi të pavarur, siç është shembull në Berat!


Shtuar 27.03.2025 09:06