Gjesti dhe Egli darkojnë në suitë: Të kërkoj falje për lotët e tua, më ka munguar prezenca jote

Gjesti i kërkoi falje Eglit për gabimet e tij në një darkë të organizuar për t’u sqaruar rreth situatës mes tyre.

Ai pranon se nuk është i pastër dhe se ka bërë gabime, por thekson se është ndjerë mirë me të dhe e ka konsideruar një krahë mbështetjeje.

Gjesti shprehu gjithashtu se ka pasur një lidhje të veçantë me Eglin, duke e përshkruar energjinë që ndanin së bashku si të veçantë, më shumë se me askënd tjetër.

“Jam përshtatur me ty në shumë gjëra, t’i kam thënë të gjitha gjërat se e kam ditur që ti nuk m’i përdor. Të kam thënë të kam në krahë, më është ndenjur me ty. Më shumë se kam qeshur me ty me askënd tjetër se ka qenë energjia”.

Gjatë bisedës, ai i kërkoi falje për lotët e Eglit dhe theksoi se ka kuptuar që ajo dëshiron të krijojë një të ardhme me dikë të besueshëm dhe serioz.

Gjesti e siguroi se ai është një person që nuk mendon shumë për pasojat, por që ka ndjerë një lidhje të thellë emocionale me të.

“E ke moshën, e di. Më fal. E di që ke tjera mendime, por më fal. Unë jam ky njeri. Nuk mendoj shumë, vetëm futem. Kurrë nuk mendoj se çka më pret pas. Më fal. E di që e do një djalë serioz, që do me çu jetën me dikë. Si motra ime, ka dëshirë të krijoj familje. Po të kuptoj, por kuptom edhe ti mua. Energjinë e mirë kur e kam me një njeri vuaj për atë njeri”.

Ai e ftoi Eglin të kuptojë dhe atë, duke e falenderuar për mbështetjen që i ka dhënë, ndërsa kërkoi që të mos harrohet energjia pozitive që ndanin.

“Të kërkoj falje për lotët e tua, kam pasur gabime. Nuk e lë veten të pastër. Prezenca e jote më ka munguar në shtëpi, nuk mund të ma mohosh, as që jam kënaqur me ty. Ka qenë energjia”.

Në fund, ai e pranoi se prezenca e Eglit i ka munguar gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

 


Shtuar 25.03.2025 09:51

Tags: ,