Shkrihen akujt, Gjesti dhe Egli në takim së bashku, këngëtari: Të kam krah

Gjatë rihyrjes së Eglit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, marrëdhënia e saj me Gjestin edhe pse të ndarë, vazhdon në qendër të vëmendjes.

Por, kësaj here pak më ndryshe, pasi mesa duket dhe Vëllai i Madh do t’i shohi bashkë ata dy, kësaj here duke i mundësuar një “date”, duke ngrënë një darkë.

Gjatë takimit të tyre, ata diskutojnë për marrëdhënien dhe gjërat që i kanë çuar deri në mosmarrëveshje të theksuara. Në një moment këngëtari është shprehur se duke e dashur atë marrëdhënia shkoi deri në esktrem, si dhe shton se atë e ka krah.

“Duke më dashur, shkoi deri në esktrem, të kam krah. E rëndësishme është të biem dakord”, shprehet ai.

Ndërsa, banorja shton se nuk i thotë dikujt të dua, pa i dhënë asnjë shpresë.

“Ke ardhur ti nuk ke ardhur unë, nuk i them dikujt të dua kot. Nuk dua të njihesha për marrëdhënie, se nuk e kam për qëllim, dua ta kem sa më larg këtë ndjesi”, u shpreh Egli.


Shtuar 24.03.2025 21:47

Tags: ,