VIDEO/ Zhbllokohet ndeshja në “Wembley”, Anglia ndëshkon Shqipërinë

Angli 1-0 Shqipëri

Shqipëria përballet me Anglinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Për këtë takim, si trajneri Sylvinho, ashtu edhe homologu Tuchel, kanë vendosur për formacionet zyrtare. Nga minuta e parë e nisin më të mirët, pasi bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme. Takimi është i vlefshëm për grupin K dhe luhet në “Wembley”. Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje është spanjolli Hernandez.

FORMACIONET ZYRTARE:

Anglia: Pickford, Walker, Konsa, Burn, Lewis Skelly, Rice, Bellingham, Jones, Rashford, Foden, Kane.

Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Bajrami, Uzuni.


Shtuar 21.03.2025 21:23