Aksident në aksin Fier-Seman, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Fier-Seman. Një automjet tip BMW ka goditur nga pas një karrocë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Si pasojë e përplasjes së fortë, janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe një banor i zonës, rreth 70 vjeç, i cili po udhëtonte me karrocën.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 21.03.2025 20:47

Tags: ,