Europa krah Zelenskyt, presidenti Macron deklaron: Samit i ri për Ukrainën në Paris

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka lajmëruar mbajtjen e një samiti në Francë për të gjitha vendet që janë të gatshme për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshje armëpushimi ndërmjet Ukrianës dhe Rusisë. Ky samit parashikohet të mbahet në Paris në javën e ardhshme.

“Ne do të finalizojmë punën tonë për të mbështetur ushtrinë ukrainase dhe për të ndërtuar një model ushtarak të qëndrueshëm dhe elastik për të parandaluar pushtimet e ardhshme ruse.

Ne do të përcaktojmë gjithashtu garancitë e sigurisë që forcat evropiane mund të ofrojnë. Të mbrojmë paqen është ajo që duam”, tha Macron në X.

Macron përsëriti fokusin e tyre në strategjinë e mbrojtjes së Ukrainës dhe garancitë evropiane të sigurisë dhe ripohoi se vetëm kur Rusia dhe Ukraina të angazhohen për një armëpushim të qëndrueshëm, ata do të diskutojnë garancitë e sigurisë.

“Është legjitime që Ukraina, si një komb sovran, të përcaktojë se çfarë i nevojitet për të garantuar sigurinë e saj. Ne do të vazhdojmë në mënyrë të rregullt dhe nuk do të akomodojmë kërkesa të tepërta apo provokime,” nënvizoi ai.


Shtuar 21.03.2025 16:53