Ervin Karamuço zbulon kush është Nesti Angoni që denoncoi Erion Veliajn

Mbrëmjen e djeshme, profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka deklaruar se Nesti Angoni, personi që ka bërë edhe denoncimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK, dyshohet të jetë një ish-financier

Sipas tij, është një ish-financiere e biznesit e cila ka pasur dijeni në detaje për mënyrën se si menaxhoheshin paratë, fluturimet, hotelet e gjithçka.

“Për mendimin tim ka një dëshmitar të akuzës në rastin e hetimeve që po zhvillohen, flitet për një ish-financiere që jep të dhëna shumë të sakta. Ish-financiere e bizneseve që jep të dhëna shumë të sakta që ka ngritur një pistë hetimore, që ka çuar deri në këto masa që shikojmë sot e deri në ato volume që do të shkojnë në gjykatë nesër për tu shqyrtuar e për të dhënë një vendim.

Askush nuk mund t`i dinte qoftë blerjet, qoftë mënyrën se si menaxhoheshin paratë, fluturimet, hotelet e gjithçka në aspektin politik. Këto janë shumë teknike, financiare dhe deri diku juridike dhe janë shumë të sqaruara”,-tha Karamuço në Euronews Albania.


Shtuar 21.03.2025 09:25