Raportit Egli-Gjesti ka marrë një tjetër rrjedhë pas rikthimit të banores në “BBVA4”.
Egli me rikthimin e saj në këtë format, siç dhe ka deklaruar, synon që të tregojë se ajo e respekton veten e saj ndaj ka vendosur që të distancohet nga artisti.
Kujtojmë se para se ajo të dilte nga “BBVA4”, të shumtë kanë qenë personat që e krtikonin banoren për afrimitetin e saj me Gjestin.
Mirëpo situata ka ndryshuar totalisht.
Pasditen e sotme, teksa Egli hante bukë, Gjesti i afrohet asaj. Kjo e fundit i kërkon që të largohet.
Pas kërkesës së saj, Gjesti është acaruar dhe në një moment I ka thënë se për të ai mbetet dashnori.
Pjesë nga diskutimi:
Egli: A po ik o shok? A po ik të shohësh punën tënde?
Gjesti: Shok?
Egli: Po.
Gjesti: Mua shok?
Egli: Pse ça je ti?
Gjesti: Dashnori.
Egli: Dashnori?
Gjesti: Jo, i dashuri, i dashuri.
Egli: Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin. Mos e thuaj më.
Gjesti: I dashur moj, e përmirësove.
Egli: Si term me mua mos e përdor më. Dashnori, i dashuri, burri me i fshi kur flet me mua. Hajde, mos e bëj më gropë seç e ke bërë, lëre aq sa e ke bërë.
Gjesti: Sa gropa 2 metra? Dua ta bëj 3 metra.
Egli: Rri mirë.
Gjesti: E di se ja dal edhe nëse bie.
Egli: Ore turpi jot është që vazhdon e qesh me këtë gjë, nuk është i imi. Vazhdo e qesh.