Mbi një orë në SPAK, Erion Veliaj merret në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka qenë prej një orë e gjysmë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Raportohet se Veliaj, ka dhënë shpjegime në lidhje me hetimet e nisura ndaj tij, ndërsa marrja në pyetje është bërë në prani të avokateve te tij Ermir Beta dhe Artur Selmani.

Kjo është hera e parë që kryebashkiaku i Tiranës, merret në pyetje pas caktimit të masës së sigurisë arrest me burg nga gjykata dhe transferimit të tij në paraburgimin e Durrësit.

Kujtojmë se Veliaj, akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Shtuar 20.03.2025 12:02