Del foto e vëllezërve Laçi që u dogjën bashkë me dy të rinjtë e tjerë brenda makinës, 25-vjeç dhe 20-vjeç

Personat që shihni në foto, janë tre të rinjtë që u dogjën brenda makinës, pas përplasjes me betonieren.

Në foto, janë dy vëllezërit Enejd Laçi dhe Erildi Laçi e Enrikejd Kurti, të cilët humbën jetën nga aksidenti tragjik i ndodhur rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë.

Andi Laçi, 22-vjeç, humbi jetën gjithashtu nga aksidenti i rëndë.

Sipas informacioneve policore, katër të rinjtë ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Benz”, kur janë përplasur me një betoniere.

Si pasojë e përplasjes, makina shpërtheu në flakë dhe katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e betonieres, 24-vjeçarin Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

 

 


Shtuar 20.03.2025 09:14