Ministri Bledi Çuçi ka konfirmuar se do të jetë pjesë e qeverisë së re në shtator.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i shoi kuriozitetin gazetarëve në konferencë, të cilët i kërkuan të dinin nëse do të ishte ministër pas shtatorit, kur pritet të bëhet prezantimi i qeverisë së re.
Çuçi u përgjigj në fund, në momentin kur iu kërkua ti bëheshin pyetje të tjera, por tha se ka kohë, për pas shtatorit për komunikime me median.
“Edhe një pyetje”,- i tha njëri prej gazetarëve. “Jo, se po u hap radha, një ti, një ai. Do kemi raste edhe pas shtatorit meqë e ke merak”,-iu përgjigj ai. /albeu.com/