“Je i pavdekshëm”/ Rama i përgjigjet Bashës: Si mos të pyes për ty mo Lul, na thave sytë, i ndeze motorët ë… (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar Lulzim Bashën në një video të ndarë në rrjetet sociale, ku kreu i demokratëve Euroatlantik, i është drejtuar duke e pyetur se ku është fshehur.

“Duke shkuar rrugës për fier dhe më vjen kjo video nga Luli. Po m Lul si mos të pyes për ty, na thave sytë. Si thanë vdiq Luli, vetëm unë se besova se ti e di që je i pavdekshëm, stres zero, gjumi top, 7×7 bëjnë 42, se luan topi. Ku ka vdekje që të afrohet ty, vetëm kur dole e the jam gjallë, thash mos po rren tani.

I ndeze motorët ë, i madh je. Shyqyr. Bravo, Oriolës dhe demokratëve euroatlantikë që s’të kanë lënë vetëm se misioni yt për të më larguar mua duhet të vazhdojë. Me ty fiton, edhe kur humb fiton, prandaj forca”, tha Rama.

 


Shtuar 17.03.2025 11:29

Tags: ,