VIDEO/ Manaj tund rrjetën para sfidës me Anglinë, tifozët përulen si ndaj një… mbreti

Rei Manaj ka gjetur golin e radhës në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares jep kështu sinjale pozitive para ndeshjes me Anglinë, që do të luhet më 21 mars.

Ishte minuta e 58-të e takimit, kur Manaj shfrytëzoi si duhet topin e mbetur në zonë. Goli i shënuar ndaj portierit Bekaj vendosi baraspeshën(2-2), teksa Sivaspor luan në transfertën e Hatajspor. Tifozët që kanë udhëtuar në mbështetje të Sivaspor, e përshëndetën me përulje Manajn.

Kjo ndeshje ka vlerë për javën e 28-të të Superligës turke. Manaj ka shënuar 8 gola gjatë këtij sezoni në kampionat.

Goli i Rei Manajt: (VIDEO)


Shtuar 16.03.2025 21:47

Tags: