Parashikimi i motit 16 Mars 2025, vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme në vendin tonë, do të vijojnë masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa, duke sjellë në territorin Shqiptar mot, kryesisht të vranët.

Vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje, të cilat në do të jenë në formë shtrëngate, të shoqëruara me stuhi të forta ere si edhe stuhi breshëri.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të mbetet me vranësira dhe shira të dobët dhe lokalë, por rrebeshe të izoluara do të ketë në skajin verior dhe verilindor të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 4°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës, deri në 23°C vlera maksimale që pritet të shënohet në Fier dhe Kucovë.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.


Shtuar 16.03.2025 07:42