Mesditën e sotme, një zjarr masiv ka përfshirë kodrat me pisha të buta 80-vjecare, në Gjorgoz të Fierit.
Të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, duke iu afruar edhe tokave me ullinj të banorëve të zonës dhe duke djegur disa sipërfaqe.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre mjete zjarrfikëse, dhe 18 efektivë të shërbimit zjarrfikës të Fierit e Patosit për të bërë të mundur neutralizimin e vatrave të reja dhe shuarjen e flakëve.
Terreni i vështirë kodrinor, e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve deri pranë vatrave të zjarrit, duke i detyruar të operojnë me mjete rrethanore.
Fatmirësisht, zjarri ndodhet larg shtëpive të banuara , ndërkohë që masivi pyjor me pisha i kodrave të Gjorgozit është pérfshire cdo verë nga zjarret masive të cilat kanë rrezikuar edhe banesat.