Egla Ceno hyn në shtëpinë e “Big Brother VIP”/ Nuk do ta besoni çfarë ndodhi mes saj dhe Laertit (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për banorët ka nisur një sfidë. Ata nuk duhet të reagojnë ndaj të papriturave që do t’u sjellë Vëllai i Madh.

Si pjesë e kësaj sfide, në shtëpi hyri fituesja e “Big Brother VIP 3” Egla Ceno, e cila iu afrua Laertit dhe e puthi në buzë, ndërsa banori u përpoq të mos reagonte.

Pasi bëri një shëtitje në ambientet e shtëpisë, Egla u fut në vaskë, një ndër ritualet e saj të preferuara gjatë qëndrimit në shtëpi në edicionin e kaluar.

 


Shtuar 12.03.2025 14:16