Pas dorëheqjes së Agron Malajt, i cili pritet të jetë në listat e kandidatëve për deputet, Myslym Zeneli, do të drejtojë bashkinë e Matit
Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, të zhvilluar gjatë ditës së sotme, ku edhe u miratua unanimisht dorëheqja e Malajt.
19 nga 21 anëtarët e këshillit bashkiak, ishin të pranishëm në këtë mbledhje jashtë radhe e thirrur me vetëm dy pika në rendin e ditës.
Pas miratimit të dorëheqjes së Malajt, këshilli votoi për dy zv/kryetarët e Bashkisë ku me 17 vota u zgjodh Myslym Zeneli, kundrejt 1 vote për Flutura Biba dhe një votë e pavlefshme.