Flenë edhe “në gura”: Këto janë 4 shenjat më gjumashe të horoskopit

Peshqit

Për Peshqit gjumi është mënyrë shumë e mirë për t’u përballuar me emocionet e tyre. Me pak fjalë, janë gjumashë emocionalë. Ata pëlqejnë të flenë kur janë të lumtur, të trishtuar, të pa frymëzuar dhe kjo ndikon pozitivisht në humorin e tyre. Gjumi është shumë i rëndësishëm në rutinën e tyre të përditshme dhe në mëngjes janë gjithmonë me vonesë.

Dashi

Ata janë persona të cilët kanë nevojë për gjumë, sidomos përpara ngjarjeve apo festave në të cilat marrin pjesë. Dremitja i ndihmon të duken të freskët dhe energjikë deri në mbrëmje. Kështu që, kur kanë ndonjë aktivitet të rëndësishëm për të bërë, njerëzit nën këtë shenjë Horoskopi, marrin një sy gjumë përpara.

Demi

Që të jenë produktivë, gjumi i drekës është shumë i rëndësishëm për njerëzit e kësaj shenje të Horoskopit. Sidoqoftë, ky gjum është gjithmonë i përfshirë në axhendën e tyre ditore.

Shigjetari

Si njerëz që i duan shumë aventurat dhe pëlqejnë udhëtimet, është e natyrshme që Shigjetarët kanë nevojë për shumë gjumë. Përmes gjumit, ata zëvendësojnë lodhjen e tyre duke qenë se lëvizin gjithmonë nga një zonë te tjetra. Ndërsa 8 shenjave të tjera të Horoskopit, gjumi i’u duket humbje kohe.


Shtuar 28.06.2021 09:18