Aksidentoi fëmijën 2-vjeçar, arrestohet drejtuesi automjetit 57-vjeçar

Është arrestuar drejtuesi i automjetit që plagosi fëmijën 2-vjeçar në Kamëz, pasditen e sotme.

Shtetasi me iniciale Y.M, 57-vjeçar goditi me makinë fëmijën e mitur pranë shtëpisë dhe u largua menjëherë nga vendngjarja, por është kapur më vonë nga policia. Sipas inofrmacioneve paraprake, mësohet se autori i ngjarjes është komshiu i viktimës 2-vjeçar.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë.

Pas aksidentit, fëmija është dërguar në Spitalin e Traumës nga familjarët për mjekim, por, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë gjatë trajtimit.


Shtuar 8.03.2025 19:30

Tags: ,