Në kërkim për dosjen “Toyota Yaris”, vetëdorëzohet në polici avokati Radovan Çela

Ditën e sotme, avokati Radovan Çela, është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës. Çela ishte në kërkim për dosjen “Toyota Yaris”, ku u arrestua kreu i prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka.

Tashmë në kërkim vijojnë të jenë Erjona Daupaj, oficere e BKH, si dhe Astrit Vladi.

Gjykata e Posaçme, ka veçuar më 20 shkurt çështjen për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka nga të pandehurit e tjerë që ndodhen në kërkim, si dhe pranoi kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të tij.

Zarka është marrë i pandehur për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm, ndërsa emri i tij doli pas zbërthimeve të aplikacionit Sky Ecc.

Avokati Radovan Çela është vetëdorëzuar ditën e sotme në Policinë e Tiranës.

Çela ishte në kërkim për dosjen “Toyota Yaris”, ku u arrestua kreu i prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka.

Tashmë në kërkim vijojnë të jenë Erjona Daupaj, oficere e BKH, si dhe Astrit Vladi.

Gjykata e Posaçme, ka veçuar më 20 shkurt çështjen për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka nga të pandehurit e tjerë që ndodhen në kërkim, dhe pranoi kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të tij.

Zarka është marrë i pandehur për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm, ndërsa emri i tij doli pas zbërthimeve të aplikacionit Sky Ecc.


Shtuar 5.03.2025 15:55