Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta me gazetarët: Ato videot i qani (VIDEO)

Mesditën e kësaj të hëne, Monika Kryemadhi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në zbatim të masës “detyrim paraqitje të caktuar nga GJKKO.

Para se të futej në SPAK, Kryemadhi nuk nguroi të shkëmbente dhe batuta me gazetarët ku u shpreh: “Ato videot mi qani, mi bëni shumë të bukura”.

 

 

Kujtojmë se masa ndaj Kryemadhit, është caktuar pas bashkimit të dosjeve nga SPAK për çështjen CEZ-DIA, lobimin në SHBA të ish-LSI-së, si dhe hetimin pasuror ndaj tyre.

Ndaj saj janë ngritur akuzat për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e saj dhe të Ilir Metës për ndrsyhimin e masave të sigurisë.


Shtuar 3.03.2025 12:36