Në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë, janë regjistruar një seri lëkundjesh tërmeti.
Tre lëkundje janë regjistruar rreth 20 minuta larg njëra-tjetrës, të cilat kanë qenë 2.0 në shkallën Rihter, 25 km në jugperëndim të Tiranës.
Gjithashtu, një tjetër lëkundje është regjistruar në qendër të Elbasanit me magnitudë 2.2, një tjetër në Funar të Elbasanit me magnitudë 2.3 në shkallën Rihter, e më pas një tjetër me magnitudë 3.1 në Labinot.
Pra vetëm në orët e fundit, vendi ynë është përfshirë nga një seri tërmetesh me magnituda të vogla në zonën e Shqipërisë, afër Tiranës dhe Elbasanit.