Primaret e 1 marsit/ Partia Demokratike: Pjesëmarrje rekord, votuan mbi 50 mijë anëtarë

Partia Demokratike, deklaron se në procesin e Primareve që u mbajt në të gjthë vendin të shtunën (1 mars) u shënua shifër rekord të pjesëmarrjes ku votuan mbi 50 mijë anëtarë.

Në një deklaratë zyrtare nga selia blu, thuhet se numri më i madh i votuesve u regjistrua në Tiranë me 13,052 pjesëmarrës, e ndjekur nga Durrësi (4,920) dhe Korça (4,826).

“Kjo tregon rritjen e besimit te PD dhe forcimin e parimit ‘një anëtar, një votë’, thuhet në një njoftim të PD-së. Votimet për Primaret u zhvilluan sipas parimit një anëtar një votë.


Shtuar 2.03.2025 09:12