Ish-futbollisti spanjoll Nico Hidalgo, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 32-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin në mushkëri.
Hidalgo hoqi dorë nga futbolli 2 vite më parë, për shkak të problemeve shëndetësore, që ia bënë të pamundur vijimin normal të karrierës.
Fillimet e veta , ai i pati me ekipin lokal Motril CF, duke bërë 40 paraqitje përpara se të transferohej në Granada në vitin 2012.
Në vitin 2014, ai kaloi te Juventusi , por nuk arriti të debutonte, edhe pse qëndroi 3 vite në Torino.
Hidalgo u kthye në Spanjë në verën e 2017, pas huazimeve me Granadën dhe Cadizin.
Mbrojtësi e përfundoi karrierën e tij te Racing Santander dhe Extremadura.