Nisja e muajit të shenjtë të Ramazanit/ Berisha uron besimtarët myslimanë: Ju uroj nga zemra agjërim të mbarë

Ditën e sotme, përmes një video-mesazhi në faqen zyrtare të “Facebook”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, për nisjen e muajt të shenjtë të Ramazanit.

Mesazhi:

Besimtarë myslimanë shqiptarë, në ditën e parë të muajit të madhërishëm të Ramazanit, ju uroj nga zemra agjërim të mbarë.

I lutem gjithashtu Zotit, që ta pranojë sakrificën e tyre dhe ta shndërrojë atë në mirësi për ata familje dhe mbarë shoqërinë shqiptare.


Shtuar 1.03.2025 12:47