Ligji për desorosifikimin e Shqipërisë emergjencë kombëtare/ Berisha-socialistëve: Ai që do të bëjmë pas zgjedhjeve, do t’u dhembë

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar në Kuvend pas dëshmive në Kongresin e SHBA, duke e cilësuar desorosifikimin e Shqipërisë si një “emergjencë kombëtare”.

Berisha theksoi se ndikimet e zhvillimeve politike në SHBA janë reflektuar edhe në Shqipëri, duke kërkuar miratimin e ligjit për desorosifikimin sa më shpejt, për të shmangur pasojat negative pas zgjedhjeve.

Sipas Berishës, ky ligj është i nevojshëm për të mbrojtur interesat e vendit dhe për të përballuar sfidat e lidhura me demokracinë dhe lirinë.

Berisha: Siç e shihni, një tërmet i madh politik ka ndodhur në btoë dhe ju nuk mund të bëni të paditurin. Nuk mund të fshiheni sepse ky tërmet ka pasur pasqyrime apo reflektimin më të madh pas SHBA në Shqipëri. Ky tërmet është përmbysja e sorosizmit dhe ekstremit të majtë në SHBA, por që pati reflektime të tmerrshme edhe në këtë vend. Ju kërkoni ta kaloni në një kohë kur atje, në atë vend, çdo ditë presidenti firmos zinxhir dekretesh për desorosifikimin e SHBA, ju vazhdoni të bëni sikur do mund t’i mbani ato në këmbë.

Të mbani në këmbë akte, qëndrime, të cilat janë në armiqësi të plotë jo vetëm me Shqipërinë, por me të gjitha vendet e lira, me të gjitha vendet që aspirojnë të mbeten të tilla. Ndaj me urgjencë ligji për desorosifikimin e Shqipërisë është një emergjencë kombëtare. Është më mirë të behet tani se sa kur ta bëjmë ne fill pas zgjedhjeve se do thoni po na persekutoni.

Por unë u garantoj se do ketë të njëjtën peshë me ligjin që do bëhet për dekomunistizimin.

Pra, më mirë të bëjmë një ligj tani. Sepse ju e dëgjuat mbrëmë Kongresin e SHBA. Nuk janë më tash vetëm tre organizatat më të mëdha në botë partiake, por është institucioni themelor i demokracisë, ku ju u cituat për akte antidemokratike dhe për plaçkitje të fondeve të SHBA. Prandaj dhe ligjin pranojeni më mirë si e keqja më e vogël për ju, se ai do bëhet pas zgjedhjeve, u garantoj se do u dhembë shumë. Më mirë tani se pas zgjedhjeve.


Shtuar 27.02.2025 10:54