Sali Berisha: Ka kërcënim të lirisë dhe agresion ndaj opozitës, s’kanë bërë asnjë rrugë me paratë e buxhetit

Këtë të mërkurë, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, lideri demokrat Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për keqadministrim të fondeve dhe për agresion ndaj opozitës, duke theksuar se varfëria në vend është rritur dhe se shumica e projekteve infrastrukturës, si Tuneli i Llogarasë dhe Byppassi i Vlorës, janë realizuar me kredi të marra nga bankat.

Sipas Berishës, sheshet janë ndërtuar me mjete të përkohshme dhe paratë e buxhetit janë zhdukur, ndërkohë që ai theksoi se ekipi i tij kishte realizuar një punë të madhe.

Sipas tij, qeveria vetëm po vjedh.

Sali Berisha: Varfëria në vend është shumë e madhe. Ka kërcënim të lirisë dhe agresion ndaj opozitës. Këta përpos Tunelit të Llogarasë nuk kanë bërë asnjë rrugë me buxhet të tyre.

Byppassi i Vlorës është bërë me kredi, edhe Byppasi i Fierit me kredi të bankave të marra nga PD.

Sheshet i kanë ndërtuar me rrasa guri. Kanë zhdukur paratë. Puna e bërë nga ekipi ynë është shumë e madhe. Këta po vjedhin përditë.


Shtuar 26.02.2025 13:04