Kampioni i botës me Italinë në 2006, Marcelo Lipi, ka treguar arsyen tjetër që e bën Francën si favorite të Europianit.
Këtu nuk flitet vetëm për yjet që i ka në përbërje kjo Kombëtare, por edhe për trajnerin Deschamps.
“Deschamps thotë vetëm dy fjalë te lojtarët: “Bashkëpunim dhe balancë”. Bashkëpunimi ka shumë rëndësi në grup, ndërsa balanca kërkohet për të qenë i qartë në fazën sulmuese dhe mbrojtëse. Ky trajner futet nê mendjen e lojtarëve dhe ua thotë qartë se grupi është më i rëndêsishëm sesa ata si individ”, tha Lipi.