Një 85-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të diel, pasi është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:10, në lagjen “Pavarësia 3”, në Vlorë.
Policia e Vlorës bën me dije se sipas dëshmive paraprake të familjarëve, e moshuara me iniciale B.A vuante nga sëmundja e sklerozës. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Vlorë/Informacion paraprak
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.