Këtë të enjte, deputeti socialist Plarent Ndreca, ishte në SPAK. Ai akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “shkelje e barazisë në tendera” dhe për devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë kur mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.
Pas daljes nga SPAK, Ndreca tha se ka kërkuar pushimin e menjëhershëm të kësaj çështje. Ai tha se nuk ka asnjë dëm ekonomik apo lidhje shkakësore për t`u ngritur këto akuza.
“Nuk ka asnjë lidhje shkakësore, nuk ka asnjë dëm ekonomik për shtetin shqiptar. Unë nuk e kuptoj se si kanë shkuar deri në pikën e ngritjes së një akuze, megjithatë unë i thashë të gjitha argumentet dhe vlerësoj se gjykata do bëjë një verifikim të drejtë. Unë i kam me shkrim mund t’ua jap t`i lexoni. E vërteta është se është një procedurë e kontrolluar nga çdo institucion i mundshëm i shtetit shqiptar për prokurimet publike”,-tha Ndreca.